Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shtyjë rritjen e planifikuar të tarifave në mallrat kineze, duke përmendur “përparimin e konsiderueshëm” në negociatat me Pekinin. Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping janë takuar më parë në Mar-a-Lago, e cila është pronë e presidentit amerikan në Florida.
Trump është takuar më 22 shkurt me zëvendës-kryeministrin kinez, Liu He, i cili është nisur në Uashington, në kuadër të bisedimeve me negociatorët amerikanë për tregti.
Trump kishte planifikuar rritjen e tarifave për mallrat kineze, në vlerë të 200 miliardë dollarëve, nga 10 për qind sa janë tani, në 25 për qind, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 1 mars. Lufta tregtare në mes të dy gjigantëve globalë ka ndikuar në tregjet e aksioneve dhe ka ngritur shqetësimet për luftë tregtare globale. /Agjencitë/