SHBA me sytë nga Ballkani Perëndimor

CNBC paralajmëron rrezikun e tensioneve të reja në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në fjalimin e tij, shefi i Kremlinit iu rikthye referencave që ai bën në rastin e luftës në Ukraine me sjelljen që Perëndimi shfaqi sipas tij kur shkatërroi Jugosllavinë. Pikërisht në Ballkanin Perëndimor ka hedhur sytë Rusia për të hapur një shesh të dytë beteje, thekson rrjeti televiziv amerikan në një artikull të posaçëm, që i referohet këtyre zhvillimeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa agresioni i Rusisë kundër Ukrainës po i afrohet momentit historik njëvjeçar, frika po rritet në lidhje me përpjekjet e Kremlinit për të nxitur tensionet e ndezura sidomos në Bosnje–Hercegovine dhe Kosovë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha CNBC se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar për të siguruar të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë të BE-së dhe NATO-s.

“Ne nuk duhet të lejojmë që qeveria ruse të përdorë mjetet e saj për të penguar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euroatlantike. Rusia ka dëshmuar me qartësi se nuk ndan të njëjtat vlera me ne. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka konfirmuar faktin se sa urgjente është puna jonë për të ndihmuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të avancojnë plotësisht me reformat demokratike për të përmbushur aspiratat e tyre për integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.

Jo ende pjesë e bllokut prej 27-vendesh, të BE-së rajoni i Ballkanit Perëndimor me rreth 18 milionë banorë njihet si një arenë e rivalitetit gjeostrategjik, mes Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit dhe mes fuqive të tjera si Kina, Turqia apo shteteve të pasura arabe që po ashtu kërkojnë ndikim.

NATO, e cila ka në përbërjen e saj edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut ka vëzhguar sulmet kibernetike, dezinformacionet dhe aktivitete të tjera destabilizuese në Ballkanin Perëndimor në 12 muajt e fundit. Kjo situatë u shtohet tensioneve të përsëritura rajonale, duke përfshirë Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. “Është e qartë se pushtimi rus i Ukrainës ndikon në stabilitetin e partnerëve tanë vulnerabël dhe i ekspozon ata ndaj një rreziku më të madh të ndikimit malinj”, tha një zyrtar i NATO-s për CNBC.

Sipas NATO-s, Ballkani Perëndimor është një fushë beteje e dytë për Rusinë për sa i përket ndërhyrjes dhe manipulimit të informacionit.

Televizioni amerikan CNBC përmend si zhvillim pozitiv për të siguruar një prespektivë të sigurtë evropiane për këto gjashtë shtete, samitin BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur për herë të parë në Tiranë fillim të Dhjetorit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share