close
Bota

SHBA: MIJËRA FËMIJË EMIGRANTË TË NDARË NGA PRINDËRIT

femije-640×427

Janë me mijëra raste më shumë në krahasim me rreth 2500 që janë konfirmuar deri tani nga autoritetet e Uashingtonit, të fëmijëve të ndarë nga prindërit emigrantë të parregullt në kufirin amerikan. Shifra konfirmohet nga një raport hetimor i prezantuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore.

Shumë prindër kanë muaj të tërë që kërkojnë fëmijët e tyre. Pas deklarimit të politikës së tolerancës zero e para se metoda të bllokohej pas presionit politik dhe ligjor, 3 mijë të mitur të tjerë u ndanë nga prindërit apo kujdestarët e tyre ligjorë, me të cilët kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia