Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar një masë financiare e cila do të sigurojë fonde për të shmangur një mbyllje të re qeveritare. Ky buxhet nuk parasheh edhe paratë që presidenti, Donald Trump, kishte kërkuar për një mur përgjatë kufirit amerikano-meksikan.
Shtëpia e Bardhë tha më 14 shkurt se presidenti Trump synon të nënshkruajë projektligjin, por që menjëherë do të deklarojë një emergjencë kombëtare për ta lejuar atë të shfrytëzojë paratë e ndara për qëllime tjera në mënyrë që të ndërtojë murin në kufirin jugor të Meksikës. /Agjencitë/