close

SHBA: PËRFUNDON “SHUTDOWN” I QEVERISË

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin, në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

Negociatorët e Kongresit thanë se marrëveshja përfshin financime për disa barriera të reja në kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Megjithatë, shuma nuk është as afër 5.7 miliardë dollarëve që presidenti Donald Trump ka kërkuar për ndërtimin e një muri në kufi. Mbyllja 35-ditëshe, që ka përfunduar muajin e kaluar, ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga. /Agjencitë/