Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka nisur vizitën e tij në pesë shtete evropiane, në disa prej të cilave, zyrtarët amerikanë besojnë se është duke u rritur ndikimi i Rusisë dhe Kinës.
Pompeo është planifikuar të arrijë në Hungari më 11 shkurt, për të vazhduar më pas vizitën në Sllovaki dhe Poloni. Ai pritet të kompletojë udhëtimin e tij me disa vizita në Bruksel dhe Islandë, më 15 shkurt. /Agjencitë/