close

SHBA: POMPEO POROSIT EU-në T’I SHMANGET NDIKIMIT RUS DHE KINEZ

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, porositi vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore që t’i rezistojnë ndikimit rus dhe kinez. Pompeo po merr pjesë në manifestimet për 30 vjetorin e rënies së komunizmit.

Ai tha në Bratisllavë të Sllovakisë se Kina dhe Rusia përbëjnë një kërcënim të dyfishtë për përparimin e demokracisë dhe tregun e lirë, që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989. /Agjencitë/