Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-së e ratifikoi Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ratifikimin e Protokollit bashkërisht në Fejsbuk e publikuan ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, i cili po qëndron për vizitë në vend.
Hapi i ardhshëm deri te ratifikimi i plotë është Protokolli të votohet në Senat. Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri më tani e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të Aleancës. Pritet së shpejti këtë ta bëjnë tetë shtete e tjera aleate me të cilat vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. /Klan Macedoni/