Senati i Shteteve të Bashkuara, i kontrolluar nga republikanët, do të votojë sot një rezolutë për të bllokuar vendimin e presidentit Donald Trump për shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin me Meksikën.
Senati pritet ta refuzojë deklarimin e emergjencës kombëtare, por Trump pritet të përdorë veton ndaj vendimit të Senatit. Trump shpreson ta përdorë vendimin e tij për të siguruar fonde për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën. /Agjencitë/