close
Bota

SHBA-të RIKONFIRMOJNË PËRKUSHTIMIN PËR NATO

Pelosi-770×433

Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi ka rikonfirmuar gjatë një konference për media në Bruksel, përkushtimin e SHBA-së për NATO-n dhe respektin ndaj Bashkimit Evropian.

Pelosi i ka bërë këto komente pas pjesëmarrjes së delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Duke përmendur qëndrimin amerikan për një bashkëpunim sa më të fuqishëm me aleancën veri-atlantike, ajo ka rikujtuar kohën kur SHBA-ja ka nënshkruar paktin me NATO-n.

“Kur presidenti Truman ka nënshkruar marrëveshjen me NATO-n, 70 vjet më pare, ai ka thënë se një gjë e tillë përbën një hap të madh drejt paqes së përjetshme në gjithë botën”, është shprehur Pelosi. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia