Zëdhënësi i Pentagonit, Erik Pahon ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar me veprimet e Rusisë e cila ndërhyn në rrugën euroatlantike që kanë zgjedhur vendet e Ballkanit.
Zëdhënësi i Pentagonit Erik Pahon ka deklaruar se NATO-ja angazhohet për liri, demokraci dhe siguri kolektive dhe se vendet siç janë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që ndajnë këto vlera, siç ka thënë “janë shenjë e suksesit e jo të tensioneve”.
I pyetur nëse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut do t’i rrisë tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë, Pahon për gazetën e Podgoricës “Pobjeda’ ka theksuar se SHBA-të janë të shqetësuar për shkak të veprimeve ruse, e cila po përzihet në rrugën euro-atlantike që kanë zgjedhur vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Maqedonia e Veriut fuqishëm kontribuon në misionet e NATO-s, si dhe në iniciativat rajonale për përforcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Rusia përmes sjelljes agresive dhe frikësimit po përpiqet t`i pengojë vendet sikurse Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ta zgjedhin rrugën e tyre” – transmeton Radio Televizioni i Malit të Zi. Ky është një rrëfim që shpeshherë nuk theksohet, derisa Rusia në të kaluarën bënte gjithçka për zvogëlimin e kontributit tonë-ka theksuar zëdhënësi i Pentagonit. /Klan Maqedoni/