close

SHBA- TEMPERATURA TË LARTA

Me valën rekord e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të intensifikuar sidomos në rajonet e Midwestit dhe bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, zgjidhja që kanë gjetur autoritetet vendore të zonave me të prekura ishin qendrat e ftohjes.

“Në njërën prej tyre në Brooklyn, -siç thotë Reuters, -sistemi ftohës me ventilatorë të fuqishëm i  kthente këto ambiente të freskëta ne një oaz kënaqësie në mesin e temperaturave 36.7 gradë Celsius, të cilat lagështia në ajër i bënte të ndiheshin si 43,3 gradë”. /Agjencitë/