close

SHBA: TRUMP I ANULON PELOSIT UDHËTIMIN NË AFGANISTAN

Duke përmendur mbylljen e pjesshme të Qeverisë, presidenti amerikan, Donald Trump ka detyruar anulimin e një udhëtimi që ishte planifikuar ta realizojë kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Afganistan.

Trump i ka thënë në një letër Pelosit se delegacioni kongresional, i cili ishte planifikuar të vizitojë trupat amerikane në Afganistan si dhe të bëjë një ndalesë në Bruksel, nuk do të mund të udhëtojë me aeroplan ushtarak, pasi këto takime i ka cilësuar si “ngjarje të marrëdhënieve me publikun”.

Mospajtimet politike në mes të liderëve shtetërorë kanë rezultuar me ditën e 27 të mbylljes së qeverisë, njëherësh mbylljes më të gjatë në historinë amerikane. /Agjencitë/