close

SHBA: VAZHDON MBYLLJA E QEVERISË

Ende nuk është arritur ndonjë pikë kyçe në Uashington, teksa negociatorët kongresionalë dhe zyrtarët e administratës kanë bërë përpjekje për të arritur ndonjë marrëveshje, ashtu që t’i japin fund mbylljes së Qeverisë amerikane. Presidenti amerikan, Donald Trump ka vazhduar të kërkojë 5.6 miliardë dollarë për murin që do të ndante Shtetet e Bashkuara me Meksikën.

Presidenti amerikan e ka arsyetuar këtë projekt si ndalesë për imigrimin ilegal dhe trafikimin e drogës. Demokratët, që kanë fituar Dhomën e Përfaqësuesve kundërshtojnë ashpër ndërtimin e murit, duke thënë se është metodë e pamoralshme për t’u përballur me imigrimin dhe çështjet e drogës. /Agjencitë/