close

SHBA: VDES” TRAKTATI I 87-ËS

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht të premten nga traktati bërthamor me Rusinë. Traktati për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi ishte nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti amerikan Ronald Regan dhe lideri i Bashkimit Sovietik, Mikhail Gorbaçov.

Ai ndalonte raketat që mbulonin një rreze veprimi nga 500 deri në 5.500 kilometra. Por më herët gjatë vitit Shtetet e Bashkuara dhe NATO akuzuan Rusinë se e kishte shkelur marrëveshjen, duke vendosur në terren modele të reja të raketës “Kruis”, akuzë të cilën Moska e ka mohuar vazhdimisht. /Agjencitë/