close

SHBA: VIDHEN TË DHËNAT PERSONALE TË MILIONA INDIVIDËVE

Të dhënat personale të rreth 106 milionë individëve në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën gjatë një sulmi kibernetik kundër shërbimeve financiare të kompanisë Capital One. Capital One është një lëshues i madh i kartelave të kreditit në SHBA. Sipas Capital One, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti. /Agjencitë/