close

SHEFI I MISIONIT TË OSBE-së NË GOSTIVAR

Për OSBE-në, poashtu edhe për BE-në, zgjedhjet presidenciale janë mjaft të rëndësishme, prandaj kërkohet që të njëjtat të jenë të drejta dhe të rregullta, deklaroi kështu shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja gjatë vizitës së sotme në Gostivar.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Clemens Koja vizitoi kryetarin e komunës së Gostivarit Arben Taravari në kabinetin e tij.
Në takim, Koja dhe Taravari folën rreth situatës politike në vend, për komunën e Gostivarit dhe me problemet që kjo komunë po ballafaqohet.

“Për pushtetin lokal në Gostivar, problemet, arritjet, çështjet politike, zgjedhjet presidenciale, dhe e falënderova për kontributin e reprezenteve në komunën e Gostivarit, një bisedë shumë konsultive.” tha Arben Taravari – Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ambasadori Koja, duke folur rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale theksoi se presin që të njëjtat të jenë të drejta dhe të rregullta.

‘Për OSBE-në janë mjaft të rëndësishme këto zgjedhje, poashtu edhe për BE-në, sidomos për dhënien e datës për fillimin e negociatave. Është mjaftë e rëndësishme që të njëjtat të jenë të drejta dhe të rregullta, prandaj kemi edhe misionin e OSBE-ODIHRIT të cilët merren me procesin zgjedhor.’  deklaroi Clemens Koja – Shefi i Misionit të OSBE-së – Shkup.

Ndryshe, OSBE-ODIHR do t`i monitorojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale me 279 vëzhgues. Misioni vëzhgues, përbëhet nga një ekip i madh prej 11 ekspertësh me seli në Shkup dhe 18 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahen nga nëntë grupe anembanë vendit nga 20 marsi. /Blerona Jakupi/