Shënohet 5 maji – Dita e dëshmorëve të kombit

“Reflektim për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e bijve dhe bijave të kombit”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ish-ushtarë të UCK-së, bartës të funksioneve publike, qytetarë kanë shënuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëpër rrjetet sociale publikohen pamje të homazheve dhe nderimeve në varrezat dhe vendprehjet e dëshmorëve të kombit, sidomos, të luftës në Kosovë dhe luftës së vitit 2001.

“Një ditë për të reflektuar dhe nderuar sakrificën dhe herozimin e bijëve dhe bijave të kombit të treguar gjatë luftërave çlirimtare” – thuhet në postimin nëpër rrjetet sociale të shumë ish-luftëtarëve të UCK-së.

Ali Ahmeti sot ishte pjesëmarrës në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së heroit kombëtar Fahri Fazliu në Obiliq të Kosovës.

Në fjalimin e tij të rastit, Ahmeti tha se heronjtë gjithmonë duhet kujtuar, sepse që nga demonstratat e deri tek lufta dhanë kontribut madhor për një Kosovë të lirë.

Ndërkaq, sic njofton KlanM, Universiteti i Tetovës ka organizuar Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Eminit dhe studentëve – heronj të Universitetit: Zejadin Zymberi, Burim Huseini, Bedri Halimi dhe Xhemil Abdurahmani./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share