close
Vendi

SHËRBIME TË NDIHMËS NË SHTËPI TEK PERSONAT E MOSHUAR

218628484_6059465357427554_1817410523253655059_n

SHAHPASKA: MUNDOHEMI TË JEMI MË AFËR ATYRE QË KANË NEVOJË


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska njoftoi se shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi tani më do ta afrojmë tek personat e moshuar, e gjithë kjo sipas saj po bëhe për shkak të nevojës tek mosha mbi 65 vjet.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në ndarjen e licencës për kryerjen e aktivitetit nga mbrojtja sociale, gjegjësisht për kryerjen e shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë për të moshuarit në komunën e Butelit dhe Çuçer Sandevës njoftoi se shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi tani më e  afrojmë tek të moshuarit në shtëpinë e tyre.  Kjo iniciativë sipas saj, është krijuar në pajtim me nevojat e tyre themelore të të moshuarve mbi 65 vjeç. Sipas Shahpanskës një iniciativë e tillë paraqet pjesë nga implementimi I reformës sociale, projekt që MPPS e punon me mbështetjen e Bankës Botërore për përmirësimin e shërbimeve sociale.

“Për më tepër, ne ofrojmë angazhimin e kujdestarëve që kalojnë përmes një sistemi trajnimi, posaçërisht për këto dy komuna, 25 kujdestarë do të ofrojnë ndihmë në shtëpitë e të rriturve mbi 65 vjeç. Dhe kjo nuk është vetëm një komunë, pra dy komuna ku zbatohet ky shërbim. Ne punojmë kudo në vend me 24 komuna në gjithsej 19 projekte”, theksoi Shahpaska.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm për ndihmën dhe mbështetjen e të moshuarve në komunë, duke shpresuar që në të ardhmen të ketë më shumë projekte të tilla që do të plotësojnë nevojat e banorëve të komunës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia