close

SHERIFI: PAVARËSIA KOSOVËN E GJENË ME BATICA DHE ZBATICA

Statusi politik dhe juridik i shqiptarëve të Kosovës, avancimi i kushtetutës, rrjedhoja e demostratave si dhe fazat kulminate të Kosovës janë disa nga temat që u diskutuan në programin e mëngjesit Happy Day me profesorin Universitar Isak Sherifi.

Profesori Universitar Isak Sherifi në programin Happy Day potencoi që statusi politik dhe juridik i shqiptarëve të Kosovës ka sjell avancimin me kushtetutën në vitin 1974. Me këtë rast Kosova fiton një status politik dhe juridik më të favorshëm i cila erdhi si rrjedhojë e demostratave të vititn 1968.  Sipas tij faza kulminante janë vitet 1988/89.

Sipas Sherifit, më 17 Shkurt të 2008-tës Kosova kaloi fazën e një procesi më të rend, por tani është aktualizuar, dhe jemi dëshmitar të kohës. Ndërsa ky 11 vjetor Kosovën e gjenë me shumë batica dhe zbatica.

Ndryshe këtë vit Kosova shënon 11 vjetorin e pavarësisë, por edhe rajoni, Evropa shënojnë gjithashtu edhe 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit, faktikisht fillimi i tranzicionit politik në hapësirat më të mëdha gjeografike. /Lindita Aliu/