Sherr në Klinikë, përfshihet një drejtor nga Aleanca për Shqiptarët

Një zënkë mes kolegësh ka ndodhur në njërën nga klinikat në kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup, mëson Klan Macedonia. Siç raportohet, pjesëmarrës në sherr ka qenë edhe drejtori i njërës nga klinikat. Bëhet fjalë për drejtor nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Njëri nga pjesëmarresit në sherr, siç mëson KlanM, e ka denoncuar rastin në polici, por më vonë ka hequr dorë dhe nuk ka dashur që rasti të evidentohet në procesverbalin policor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ka një denoncim ku dy të njohur janë grindur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka denoncuar në SPB Shkup. Pas daljes së punonjësve të policisë në vendngjarje, kallëzuesi ka hequr dorë nga procesverbali i pranimit të denoncimit”, thonë për Klan Macedonia, burime brenda MPB- së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share