close
KultureVendi

SHFAQJA “TË MALLKUARIT” TË ENJTËN DHE TË PREMTEN NË TEATRIN E TETOVËS

Screenshot_1

THIRRJE MËRGIMTARËVE TË MARRIN PJESË NË SHFAQJE


Shfaqja “Të Mallkuarit” me autore Olsa Poshka dhe regji Gent Çajani, nesër dhe pasnesër do ketë premierën në Teatrin e Tetovës.

Tre emigrantë shqiptarë burgosen shkaku I tifozerisë së tyre në Greqi, sepse guxuan që në heshtje të festojnë për ekipin e zemrës, Shqipërinë. Është kjo tematika e dramës “Të mallkuarit” që të enjten dhe të premten do ketë premierën në Tetovë.

GENT M. ÇAJANI- REGJISOR

“Janë tre personazhe që janë të burgosur, tre emigrant shqiptarë në Greqi, që bëjnë tifozeri në heshtje në një local, mirëpo ajo cka ndodh, eskalon situata se Shqipëria fiton ën këtë rast në ndeshjene  futbollit, aty fillon një rahje massive mes tifozëve masis dhe këtyre tre emigrantëve”

Në press konferecë u bë thirrje që në këtë shfaqe më në numër të jenë mërgimtarët sepse kjo temë drejtpërdrejtë lidhet me ta.

BEKIM ISMAILI – DREJTOR I TEATRIT TË TETOVËS 4:20

“Ndodhemi tash në kohën e kurbetqarve dhe do kisha pasur qejf të bëjë një apel apo ftesë për të gjithë ata mërgimtarë ndodhën tani për momentin në qytetin tonë. Shfaqa është reale për mërgimtarët, si ngjarje ndodh kudo, në concept është e vogël por jep një mesazh të madh”.

Të ndodhesh në vend dhe kohë të gabuar, dhuna në baza racore, fetare, mos pasja e mbështetjes instutucionale, por edhe thirrje qeverive që të bëjnë më shumë për shqiptarët që jetojnë në mërgim, janë disa nga mesazhet që do të përcillen gjatë shfaqes, e cila do mbahet më 15 dhe 16 korrik ora 20. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia