Presidenti Stevo Pendarovski i shfuqizoi dekretet për emërimin dhe ngritjen në detyrë të gjashtë figurave nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuara nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov, në periudhën pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, në shkurt të këtij viti.
Duke vepruar sipas vendimit dhe mendimit të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, e cila vërtetoi se Ivanov me nënshkrimin e dekreteve e ka shkelur Ligjin për zgjedhje, Pendarovski sot i ka infromuar gjashtë oficerët se disa prej tyre do të revokohen ose do të shkarkohen, dhe do të jenë të vendosur në pozita të përshtatshme, dhe se përgjegjësinë nuk e sheh te ata, por te paraardhësi i tij, për çka Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit tashmë ka ngritur kallëzim penal. /Klan Macedoni/