close
Vendi

SHGM: MINISTRIA E EKONOMISË T`I SHFUQIZOJË TENDERËT PËR FUSHATË MEDIALE

067DB409-6686-46F0-8CA2-B4318600EE80

SHGM-ja, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe punonjësve të mediave, Instituti Maqedonas për Media dhe Këshilli për Etikë në Media, kanë reaguar në Ministrinë e Ekonomisë që t`I shfuqizojë tenderët për fushatë mediale.

Ministria e Ekonomisë ka publikuar shpallje për furnizime publike ku kërkohet firmë për përpunimin e strategjisë mediale dhe komunikative dhe për ndërmjetësimin në blerjen e hapësirës mediale. Sipas përshkrimit të furnizimit publik, qëllimi është të arrihet marrëveshje me firmë private që për shumën për rreth 200.000 euro, do t`I përpunojë këto strategji dhe do t`u paguajë mediave online para për fushatë promovimi.

Organizatat e sipërpërmendura, sic përcjell KlanM, rikujtojnë se praktika e blerjes së hapësirës mediale është ndaluar dhe në kundërshtim me Konkluzionin e seancës së 24 të Qeverisë nga 22.08.2017, kurse konform masës 6.1..2 nga Plani 3-6-9, që ka të bëjë me ndalimin e reklamave qeveritare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia