close

SHGM: TË ZHVILLOHET RRJETI I KORRESPODENTËVE

Çadikovski: Vazhdimisht ulet numri i korrespodentëve


Në mënyrë të vazhdueshme ulet numri i korrespodentëve, ndërsa me këtë gjendja e trajtimit të temave me karakter lokal bëhet shqetësuese, theksojnë nga SHGM-ja. Ata propozojnë ndryshime në rregullimin ligjor për shërbimet publike TVM dhe MIA. Nga SHGM thonë se duhen të paktën nga dy gazetarë ose gjithsejt 32 punësime të reja në tetë rajonet e planifikimit. Për nesër është caktuar takim me gazetarët korrespodentë.

Rrjeti i korrespodentëve në vend në mënyrë të vazhdueshme ballafaqohet me ulje të numrit të korrespodentëve, para së gjithash për arsye financiare. Numri më i madh i korrespodentëve punojnë në kohë të caktuar ose me honorare, gjë që ju shkakton ndjenjë të pasigurisë, thonë nga SHGM-ja, për këtë arsye kërkojnë ndryshime ligjore të cilat do ta përmirësonin pozitën e gazetarëve korrespodentë.

“Analizat tregojnë se ka nevojë të theksuar për ndryshime në rregullimin ligjor me të cilat do t’u urdhërohet mediave kombëtare të angazhojnë korrespodentë në numër më të madh se deri tani me qëllim të informimit në kohë dhe të saktë.”-tha Mlladen Çadikovski, Kryetar i SHGM-së.

SHGM-ja propozon që TVM të sigurojë zhvillim të rrjetit të korrespodentëve në çdonjërin nga tetë rajonet e planifikimit, me të paktën nga dy gazetarë dhe nga dy kameramanë, dhe të gjithë të jenë të punësuar me orar të plotë. MIA duhet të vlerësojë sa korrespodentë janë të nevojshëm për mbulim efikas të temave dhe të gjithë të jenë me orar të plotë pune.

“E financojmë të gjithë ne, është shërbim publik, për këtë arsye përgjegjësia e TVM-së është më e madhja, ata duhet të demonstrojnë vullnet dhe motivim, dhe të ndërmarrin aktivitete, punësimin e të paktën 32 korrespodentëve dhe kameramanëve, ky do të jetë shembull pozitiv edhe për televizionet kombëtare private.” –shprehet Dragan Sekullovski, drejtor i TVM-së.

Nga SHGM theksojnë se numri i gazetarëve korrespodentë lëviz nga 250 deri në 350, por është simptomatike sa prej tyre punojnë me orar të plotë dhe kushte të optimizuara. Prej nesër janë paralajmëruar takime me gazetarë korrespodentë nga tetë rajonet e planifikimit me qëllim të gejtjes së zgjidhjes në afat sa më të shkurtër kohor. /Verica Dimitrijevska/