Emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve të Shkollave fillore dhe të mesme herë nga nga ana e Kryetarit të Gostivarit e herë nga ana e Ministrisë së Arsimit, është shndërruar në lojë pinpongu. Të dy dikasteret vazhdimisht akuzojnë njëra -tjetrën për mosrespketim të ligjit.
Për të dytën herë kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit, i merren kompetencat nga ana e MASH, për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave. Fillimisht ministri i Arsimit Arbër Ademi, shpalli nul aktventimin për zgjedhje të drejtorit në shkollën fillore ‘Përparimi’, me arsyetimin se nuk ka qenë në pajtueshmëri me ligjin.
Në pres konferencën e sotme u njoftua se pas kalimit të afatit të akvendimit për marrjen e kompetencave të Kryetarit edhe të Gostivarit. Ky i fundit ka shpallur nul aktvendimet për zgjedhje të drejtorëve, pasi shpallja publike për zgjedhjen e tyre nuk është bërë në pajtueshmëri me ligjin.
I pyetur kryetari Taravari se pse nuk i padisin peronat që kanë shkelur ligjin, ai tha se siç dëgjohet edhe në Bombat e El Chekës në emërimin e gjygjtarëve e prokurorëve, edhe besimi mungon, por se koha do t’iu ndryshoj gjërat.
Komuna e Gostivarit në konferencën e sotme bëri të ditur se pas konsultumit me Inspektoratin e Arsimit është vërtetuar se janë sjellë dy udhëzime kontradiktore njëra me tjetrën, e gjithë kjo siç thanë në këtë konferencë shtypi, për t’ia marrë për së dyti herë kompetencat Kryetarit të Komunës së Gostivarit. Ata kanë kërkuar që Arsimi në Komunën e Gostivarit nga ana e ministrit Ademi të lihet i qetë. /Lulzime Ameti/