close
Top LajmeVendi

SHKËMBIMI I PËRMENDOREVE: QEVERIA – S`KA INICIATIVË

љевериа-640×356

Nuk ka iniciativë për shkëmbimin e përmendoreve, thonë nga qeveria për agjencinë MIA, pas publikimit të spekulimeve të mediave greke se ministrja e Kulturës së Greqisë ka propozuar që përmendorja “Kalorësi” të niset për Athinë, ndërsa “Garuesi” të vijë në Shkup.

-Marrëveshja e Prespës është nënshkruar me qëllim që të avancohet bashkëpunimi midis dy vendeve gjë që do të sjellë edhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Ne jemi të përqëndruar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas marrëveshjes, në periudhën e ardhshme të gjitha përmendoret që i takojnë historisë helene do të regjistrohen si të tilla. Për momentin nuk ka iniciativë tjetër me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në reagimin e qeverisë.

Siç lajmëroi korrespondentja e Mia-s nga Athina, sipas pohimit të skulptorit dhe autorit të përmendores “Garuesi” Kostas Varocas për mediat greke, ideja që përmendorja “Kalorësi” të largohet nga Athina për të ardhur në Shkup ka qenë e ministeres së Kulturës së Greqisë, e cila është transmetuar të premten gjatë një takimi në Ministrinë e Kulturës.

Prej mbrëmë ky lajm është njëra nga temat kryesore në mediat greke, ndërsa minstrja e Kulturës, Mirsin Zorba, kategorikisht përgënjeshtron se ka ekzistuar një diskutim për shkëmbimin e përmendoreve. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia