Hëna po zvogëlohet progresivisht dhe është shkundur nga tërmetet. Përfundimi doli nga një kërkim i Universitetit të Maryland, SHBA, në bazë të simulimeve të bëra duke përdorur të dhënat e sizmometrave të instaluar në satelit nga misionet Apollo dhe imazhet e marra në 2010-n nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” e Nasa-s. Studimi u publikua më pas në revistën “Nature Geoscience”. /Agjencitë/
SHKENCËTARËT PARALAJMËROJNË: HËNA PO ZVOGËLOHET
