close

SHKËNDIJA KTHEHET NGA ANTALIA

Kampioni i Maqedonisë në futboll Shkëndija, me ndeshjen e fundit kundër Zhelezniçarit të Sarajevës pas dy javëve ka mbyllur me sukses fazën kryesore përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit.

Shkëndija duke filluar nga data 5 janar kur filloi përgatitjet e deri në ditën e djeshme krahas seancave të rregullta stërvitore ka zhvilluar edhe gjashtë ndeshje kontrolluese. Fillimisht ekipi zhvilloi dy ndeshje në Tetovë, kundër Renovës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit të cilat i fitoi me rezultat identik 2-1, ndërsa në Antalia ekip ka zhvilluar katër ndeshje dhe atë me Grasshopperin e Zvicrës në epërsinë 2:0.

Për shkak të motit të keq loja ka zgjatur vetëm 37 minuta, kundër Orenburgut 2-0, me St. Poltenit e Austrisisë barazim 2-2 dhe ndeshja e fundit kundër Zhelezniçarit barazim 2-2. Pra ekipi që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani në gjashtë ndeshjet e zhvilluara kontrolluese ka shënuar 4 fitore dhe 2 barazime, me 12 gola të shënuar dhe 6 gola të pranuar.

Goalshënues për ekipin kuqezi gjatë ndeshjeve kontrolluese kanë qenë Izari Emini me 3 gola, Agim Ibraimi dhe Valmir Nafiu me nga 2, Imeri Shefiti dhe Sadriu nga një gol. Ekipi në radhët e veta ka sjell dy ekstra përforcime Agim Ibraimin dhe Zeni Husmanin, ndërsa ka sjell edhe tre futbollistë të talentuar Jakup Berishan, Berat Beqirin dhe Zija Merxhanin. Ekipi deri më 17 shkurt kur edhe fillon pjesa e dytë e kampionatit përgatitjet do t’i zhvillon në Tetovë. /Shaban Sinani/