close

SHKËNDIJA ZHGËNJEU NË SHKUP TETOVARËT VAZHDOJNË NË LIGËN EVROPA

Shkëndija e Tetovës nuk arriti të kualifikohet në raundin tjetër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen kthyese në Shkup tetovarët pësuan humbje nga ekipi estonez Nome Kalju me rezultatin 2 me 1. Golin e dytë tetovarët e pranuan në minutat shtesë të ndeshjes.

Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen kthyese në Shkup nuk arritën ta mbrojnë rezultatin 1 me 0 nga takimi i parë në Talin. Tetovarët u mposhtën nga Nome Kalju ku për shkak të dy golave të shënuara si mysafir, kualifikohen për fazën e ardhshme për tu përballur e gjigandtin skocez Seltikun. Mysafirët qysh në minutë e gjashtë paralajmëruan befasinë kur Uge shënoi për 0 me 1.

Agim Ibraimi barazoi nga penaltia në minutën e 62 të ndeshjes, derisa në momentet shtesë të ndeshjes Lilie shënoi golin e fitores dhe kualifikimit. Për Shkëndinë dhe tifozët e saj rezultati I sotëm paraqet një zhgënjim të madh. Mirëpo gjasa për të përmirësuar përshtypjet do të ketë në garat e xhiros së parë të Ligës së Evropës. /Shaban Sinani/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!