close

SHKUP: AKSIDENT TRAGJIK, HUMBIN JETËN PESË PERSONA

Vetura e tipit “Reno 5” ua morri jetën pesë personave, në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Dreçevë të Shkupit. Mes pesë personave që kanë humbur jetën ishte edhe polici Jovançe Llazarevski, i cili drejtonte automjetin.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës, e në vendngjarje janë konstatuar vdekjet e tre personave, kurse dy të tjerë kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

Prokurori kujdestar mbrëmë doli në vendngjarje, por arsyet se si vetura Reno ka përfunduar në anën e kundërt të rrugës ku edhe është përplasur me kamionin, ende nuk dihen. /Furkan Saliu/