close

Kërkon dënim më të ulët


 

Pançe Angelov i cili e sulmoj deputeten Radmila Shekerinska gjatë  dhunës në Kuvend me 27 prill të këtij viti në Gjykatën Penale, Shkupi 1  para trupit gjykues u deklarua fajtor. Për shkak të pranimit të veprës së bërë, prokurorja bëri të ditur se të akuzuarit rreth 70 për qind mund ti lehtësohet dënimi.

I akuzuari, Pance Angelov kërkoj ndjesë ndaj opinionit në radhë të parë dhe me pas edhe ndaj deputetes Radmila Shekerinska ku siç tha   atë vepër  që ai ke bërë ka qenë një akt i tmerrshëm.

“Unë mendoj se gjykata duhet të ketë mirëkuptim për mua që të vendos një dënim më të ulët. Në rast se shkoj në burg nuk ka kush të kujdeset për mua. Me vjen keq për veprën e bërë, nuk kisha për qëllim të lëndoj askënd. Dëshiroja ta tërheqja zonjën Sheqerinska nga turma për shkak se dikush nga anësh tha “ mos i prekni gratë” dhe unë desha vetëm ta tërheq nga ai vend. Pasi e kam hequr nga flokët nuk bëra asgjë tjetër, nuk kisha për qëllim të lëndoj askënd.  Ndoshta kam përdorur fuqi pak ma shumë”

Pas daljes nga gjykata, deputetja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska deklaroi se ende i kujtohet ai akt i tmerrshëm dhe sa i përket pranimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit, ajo u shprehë se kjo është një dëshmi se dhunë ka patur dhe ngadalë ka filluar të pranohet.

“Ngjarjet e sotshme në gjykatë treguan një akt qyqar ku për çdo ditë bëhet më evident. Personat të cilët i kanë organizuar të akuzuarit, personat të cilët ua hapën dyert të akuzuarve, ata të cilët e motivuan dhunën sot nuk gjenden askund . Ata sot fshihen dhe lejojnë që kryerësit e veprës ta marrin  edhe këtë faj mbi mbarën e tyre”

Në aktakuzë theksohet se Angellov ka qenë në grupin e parë i cili ka hyrë në Kuvend dhe fillimisht i ka dërguar kanosje liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ndërsa më pas e ka sulmuar Shekerinskën. Seanca paraprake, më 19 shtator, u anulua me kërkesë të avokatit të të akuzuarit i cili kërkoi kohë që të përgatitet procedura gjyqësore. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia