close
Vendi

SHKUP: AUTOBUSË TË SHPEJTË ME KORSI TË VEÇANTA

B29EE162-02FE-41BF-BD03-61C5B0EE1429

SHILEGOV: PO REALIZOHET NJË ËNDËRR 40 VJEÇARE E SHKUPJANËVE


Edhe pse projekti i premtuar për tramvaj u vonua, kreu i Qytetit erdhi 5 minuta para kohe në ngjarjen për promovimin e projektit pak sa të ndryshuar për modernizimin e transportit në Qytet.

PETRE SHILEGOV, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

Edhe zyrtarisht po fillon procedura për ndërtimin e BRT sistemit në qytetin tonë.
Me këtë procedurë, po e tejkalojmë ëndrrën 40 vjeçare të shkupjanëve për tramvaj, por duke siguruar sistem më të mirë se tramvaj në përputhshmëri me kushtet që i mundëson Shkupi i sodit.

Shilegov tha se Shkupi do të jetë qyteti i parë në Ballkan që do ta aplikojë BRT sistemin, sistem i transportit të shpejtë me autobusë që do të lëvizin në korsi të veçanta. Autobusët do të lëvizin në dy trase kryesore që do ta lidhin Shkupin në të katër anët. E para do të fillon prej në lagjen Gjorçe Petrov dhe do të përfundon në lagjen Lisiçja e re. E linja tjetër do të fillon prej në Butel kurse do të përfundon në Kisella Vodë. Paratë për këtë projekt janë siguruar me kredi nga Banka evropiane për zhvillim.
FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

Projekti realizohet me një kredi nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim, kredi e volitshme prej 70 milion euro me afat të rikthimit për 15 vite.

BLAGOJ BOÇVARSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Këto mjete do të përdoren për projektim dhe ndërtim të korridoreve rrugore, për rikonstruim të bulevardeve të qytetit, për ndërtimin e pikë ndalesave të autobusëve, për ndërtimin e dy depove përfshirë këtu edhe një ndërtesë administrative dhe për blerjen e autobusëve të ri që do të punojnë me gaz.

Faza e parë e trasesë që fillon prej në Gjorçe Petrov, pritet të fillojë me ndërtim këtë verë. Shilegov tha se projekti është gati dhe se pritet që ti dorëzohet për konsultim përfaqësuesve të Bankës evropiane për zhvillim, e për fazën e dytë kanë filluar studimet infrastrukturore që të përcaktohet se ku duhet intervenuar. Zyrtaret shtetëror besojnë se me realizimin e këtij projekti do të zvogëlohet edhe ndotja e ajrit dhe përdorimi i veturave.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia