Klinika për sëmundje të fëmijëve: Fëmijët në gjendje të mirë shëndetësore
Dy fëmijët e braktisur nga babai i tyre në parkingun e lagjes Novo Lisice të Shkupit, janë në gjendje të mirë shëndetësore thonë nga Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Pas reagimit të qytetarëve, policia dhe ndihma e shpejtë kanë reaguar menjëherë duke i dërguar fëmijët në klinikë, kurse babai u arrestua nga festa ku kishte shkuar.
Mbrëmë, babai i dy fëmijëve, njëra vajzë e moshës 7 vjeçare dhe djali i moshës 4 vjeçare, i ka lënë në gjumë dhe të mbyllyr në veturë për disa orë, në parkingun e lagjes Novo Lisice të Shkupit, derisa fëmijët janë zgjuar dhe kanë qarë deri në dehidrim. Fëmijë lokal e kanë vërejtur situatën dhe i kanë treguar prindërve të tyre të cilët menjëherë e kanë lajmëruar policinë dhe ndihmën e shpejtë. Pas reagimit të qytetarëve, policia i ka nxjerrë fëmijët e braktisur nga vetura dhe i ka dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, nga ku thone se të dy fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por me dehidrim të lehtë dhe të traumatizuar.
“Vajzë e moshës 7 vjeçare dhe një djali i moshës 4 vjeçare, vëlla e motër, në gjendje të kthjelltë, por të trembur dhe lehtë të dehidruar, mbrëmë janë ndaluar për observim dhe analiza rutinore. Fëmijët sot janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të lëshohen në shtëpi.” –thonë nga klinika për sëmundje të fëmijëve.
Ndërkohë siç njoftohet dy fëmijët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe tashmë janë adoptuar nga një familje. Në bazë të dëshmive, ditëve në vijim do të vendoset për marrjen eventuale të së drejtës prindërore. /Klan Macedoni/