close
Top LajmeVendi

 SHKUP: INCIDENTE NË PROTESTAT E MBRËMSHME

28458618_10155498510356701_37215955_n-696×464

Demiri: Organizime nga struktura të vogla


 

MPB-ja njoftoi se gjatë protestës së mbrëmshme të organizuar nga nga disa shoqata maqedonase janë shënuar incidente me djegie flamujsh dhe dëmtime të pronave. Sipas, MPB-së është arrestuar një person. Protesta e mbrëmshme ka burim orientimin politik të VMRO-DPMNE-së deklaroi kështu njohësi i çështjeve politike Alajdin Demiri. Sipas tij, këto organizata janë shumë të vogla dhe pa ndikim.

Protestat e realizuara nga ana e organizatave maqedonase sipas njohësit të çështjeve politike, Alajdin Demiri, kanë një strukturë minimale dhe megjithatë ato organizata mundohen që nëpërmjet protestave t’i japin porosi politikës se emri i vendit nuk duhet të ndërrohet dhe Maqedonia të mos bëjë lëshime.

‘Janë organizata kryesisht të djathta dhe burim e kanë orientimin politik të VMRO-së. Problemi i tyre është se janë organizata minimale, janë shumë të vogla, dhe protestat e tyre janë një procedurë e cila, duhet të ndodhi duke e treguar rëndësinë e procesit për arsye se ndryshimi i emrit megjithatë është një proces i rëndë dhe i vështirë për maqedonasit dhe ato mundohen që të japin një porosi politikës së atyre faktorëve që vendosin se emri nuk duhet të ndryshohet, Maqedonia nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. Mirëpo, struktura e tyre është minimale.

Nga MPB, kanë njoftuar se në protestën e mbrëmshme të organizuar nga Kongresi Botëror Maqedonas dhe bashkësitë maqedonase nga diaspora janë djegur flamujt e Greqisë dhe të Shqipërisë, kurse është gjuajtur me gurë ndërtesa e BE-Info qendrës. Gjatë gjuajtjeve është goditur një zyrtar policor. Siç njoftoi MPB-ja, policia ka arrestuar 24 vjeçarin K.G nga Shkupi tek i cili janë gjetur lëndë djegëse.

Përndryshe, lëvizja “Për një Maqedoni të Përbashkët” mbajti protestë në Shkup, ku u kërkua pezullimi i bisedimeve për emrin, ruajtjen e identitetit të kombit, tërheqjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe hedhjen poshtë të marrëveshjes me Bullgarinë. /B. J. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia