close
Top LajmeVendi

SHKUP: KAOS NË QENDRËN PËR PUNË SOCIALE “25 MAJI”

1B2DF79D-225B-4CC0-BA31-63E0AAEC0BEF

QYTETARË TË DY KOMUNAVE, SHËRBEHEN NGA VETËM DY SPORTELE


Rekomandohet distanca prej dy metrash… por një rekomandim i tillë nuk merret aspak parasysh… Turma, rradhë të gjata pritjesh, nervozizëm dhe të bërtitura.. Kjo është gjendja në qendrën për punë sociale “25 maji” në Shkup. Kjo pikë me vetëm dy sportele, është vendi ku edhe qytetarët e Butelit edhe ata të Çairit çdo ditë presin për të kryer më shumë punë sociale.

Qytetarët me orë të tëra presin që të paraqiten për ndihmat sociale, për shtesat e fëmijëve, ndihmat për fëmiun e tretë, ndihma të huaja dhe një sërë shërbimesh të tjera që i ofron ky institucion me vetëm dy sportele.

“Të komunës Çair edhe të Butelit, sot sigurisht duhet të ketë mbi 100.. Këtu vijnë për ndihmat sociale, për shtesat e fëmijëve, për ndihmën e huaj, për fëminë e tretë edhe të tjera…. Në këtë sportel punojmë dy persona…  ”

Një gjë e tillë shkakton nervozizëm tek qytetarët, të cilët thonë se me këtë problem ballafaqohen më shumë se një vit. Ata kanë frikë për shëndetin e tyre në këtë kohë pandemie dhe presin që insitucionet të ndërmarrin masa, me qëllim shmangien e grumbullimit të kaq shumë qytetarëve në një pikë të vetme.

“Çfarë të them, ja vetë mund të shihet, nuk kam çfarë të them. Tre vite pres ja si pres..

-A keni frikë për shëndetin tuaj?

Sigurisht se kam frikë.

“Tash kur ta shohim për pandeminë, nuk duket edhe aq bukur. Unë jetoj në Suedi, kam ardh pasiqë babain e kam të sëmurë. T’i rregulloj disa dokumente, në Suedi nuk pritet kështu. Maqedonia kur është për pandeminë dua të them, nuk duket bukur aspak. Dy sportele vetëm punojnë, një për ndihma sociale tjetra për dorëzim të dokumenteve, tjetër nuk ka. Këto duhej të kenë të paktën 4 sportele që të largohen njerëzit sa më shpejtë prej këtu…  Duhet të ketë rradhë, të hapen më shumë sportele, se kjo e shton më tepër infektimin. ”

“Atje nuk e hapin derën, tani numri I infektimeve ka rënë, ndoshta akoma më keq është këtu.. Deri në muajin shkurt në fund kanë punuar,

-Sa sportele kanë punuar?

Kanë punuar të gjitha, prej në fund të shkurtit, fillim të muajit mars është mbyll edhe vetëm një sportel punon për të gjitha lëndët, një njeri punon për të gjithë ne.. paramendoje.. duhet të ndahet komuna e Butelit, nëse jo më larg, në objektin më andej.”

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se janë të vetëdijshëm për situatën dhe se po përpiqen të gjejnë kapacitete të teja hapësinore me qëllim qe njësitë rajonale të mund të funksionojnë ndaras.

MINISTRIA E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Jemi të vetëdijshëm për situatën momentale dhe i ndërmarrim të gjitha masat për tejkalimin e saj.  Ministria e punës dhe politikës sociale ka koordinim të vazhdueshëm me qendrën dhe punon në gjetjen e kapaciteteve të reja hapësinore për funksionim ndaras të dy njësive rajonale.”

Nga atje thonë se në këto momente po përballen poashtu edhe me gjendjen e rritjes së numrit të kërkuesve të disa nga të drejtat, si pasojë e koronavirusit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia