close
Vendi

SHKUP: KËSHILLI I PROKURORËVE NUK IA DORËZON JANEVËS RASTET E “ MAXHAR TELEKOMIT” DHE “VERUSHEVSKIT”

no thumb

 

Prokurorja Publike Speciale Katica Janeva pas vizitës së shkurtër në Këshillin e Prokurorëve, ka njoftuar se po i merr kompetencat për rastet “Maxhar Telekom” dhe “Verushevski”.Por, në mungesë të saj, Këshilli vendosi që këto raste të mbeten në Prokuroritë Themelore.

Këshilli i Prokurorëve Publik nuk do t’ia dorëzojë lëndër “Maxhar Telekom” dhe “Verushevski” Prokurorisë Speciale Publike.Kryetari i Këshillit, Petar Anevski, pas përfundimit të seancës, ka deklaruar se këto lëndë nuk do t’i dorëzohen PSP-së, për shkak se lëndët janë në procedurë në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar.

Ai ka deklaruar se askush nuk e konteston Janevën që të hapë hetime të reja, por theksoi se PSP-ja është kompetente vetëm për lëndë që dalin nga përmbajtjet e ndjekjes së jashtëligjshme të komunikimeve nga 2008 deri më 15 Qershor 2015.Anevski ka njoftuar se Janeva e ka informuar Këshillin se nuk do të vijë në mbledhjet dhe me këtë, siç vlerësoi, ka treguar mirërespektim të Këshillit të Prokurorëve Publik para të cilit ka përgjegjësi të përgjigjet./TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia