close
VendiVideo

SHKUP: LSDM-ja KËRKON SEANCË URGJENTE PËR LIGJIN E MEDIAVE

no thumb

Propozimin e ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime, Piter Van Hojte për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuele të cilën e dorëzuan organizatat e mediave para një dite në Kuvend e kanë përkrahur edhe nga partia opozitare e LSDM-së, por edhe nga dy paritë shqiptare BDI e PDSH, mirëpo ato kërkojnë që në propozimin e ndërmjetësit Van Hojte të plotësohet me nevojat e mediave shqiptare.

Koordinatori i grupit parlamentar Goran Sugarevski tha se blloku opozitar maqedonas mbështet ligjin për reforma në media të dorëzuar nga shoqatat e gazetarëve i cili është propozim edhe ndërmjetësit ndërkombëtar Piter Van Hojt.

 “Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe partnerët e koalicionit paraqesin propozimligj për ndryshimin e ligjit për audio dhe për shërbime audio-vizuele që me procedurë të shkurtuar kërkojmë që të konvokohet mbledhje e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në mënyrë që të krijojë kushte për zgjedhje fer dhe demokratike patjetër duhet të zgjedhen dhe të konstituohen anëtarët e rinj të këshillit në këtë agjenci dhe në këshillin e radiotelevizionit të Maqedonisë. Ligji duhet të miratohet menjëherë, të implementohet në tërësi dhe të vlejë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”- tha Goran Sugarevski-Koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së.

Deputeti nga radhët e BDI-së Artan Grubi tha se BDI që në negociatat e grupeve të punës ka përkrahur reformat mediatike, mirëpo sipas Grubit SHGM-ja nuk ka përfillur interesat e mediave shqiptare, ai gjithashtu pret që nga partitë maqedone të çlirohen nga ngarkesat etnike kur bëhet fjalë për të drejtën e informimit në gjuhën amtare.

Ndërkaq deputeti nga radhët e PDSH-së Bekim Fazliu akuzoi VMRO-në dhe BDI-në për mos arritjen e marrëveshjes në grupet e punës, Fazliu gjithashtu tha se të gjithë ata që përkrahin kërkesat e PDSH-së do të gjejnë partneritet në këtë parti.

Ndryshe nga SHGM-ja thonë se ideja është që propozimi të mbështetet në tërësi dhe propozimi të miratohet dhe të implementohet para zgjedhjeve. Kjo është ideja jonë. Presim që nisma të diskutohet seriozisht dhe në mënyrë transparente me përfshirjen e të gjitha organizatave të mediave për të arritur zgjidhjen më të mirë të mundshme./H.A./

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia