close
Top LajmeVendi

SHKUP: MBËRRIJNË 4.850 VAKSINAT E PARA NGA BE-ja

4DCB4591-89C8-483D-AC88-4A013FBC2DBA

VARHELJI: NUK ISHTE LEHTË TË SIGUROHEN VAKSINAT, KUJDESEMI PËR BALLKANIN PERËNDIMOR


Në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 4.850 dozat e para të vaksinës PFIZER nga Bashkimi Evropian. Nga mbi 650 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor, Maqedonisë së Veriut do t`I takojnë mbi 119.000 doza.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Do të arrijnë 119.300 doza dhe dërgesa do të përfundojë deri në fund të Gushtit. Pres të vaksinohen të gjithë qytetarët, për të fituar imunitetin kolektiv. Këto mesazhe inkurajuese nga BE-ja duhet ta kthejnë normalitetin”

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelji, theksoi se nuk ka qenë e lehtë të sigurohen vaksinat duke shtuar se do të vazhdojë solidariteti I BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

OLIVER VARHELJI – KOMISIONER I ZGJERIMIT

“Është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut. Më në fund arritëm të sigurojmë vaksina. Kjo nuk ishte lehtë dhe kemi punuar shumë me Ministren austriake që kjo të ndodhë dhe t`u tregojmë se kujdesemi për Ballkanin dhe Maqedoninë e Veriut”

Ndryshe gjatë një takimi të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ministres austriake për Evropë, Karoline Edshtadler, është biseduar edhe për lëvizjen e papenguar të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut jashtë kufijve kurse certifikata e vaksinimit do të dakordohet në bazë të marrëveshjes së ndërsjelltë mes dy vendeve pa kufizime për llojin e vaksinave. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia