close

Shkup: Mungesa e autobusëve privat – pritje, rrëmuja, tollovi..(VIDEO)

ME PROBLEME PËRBALLEN EDHE NXËNËSIT

I moshuari Rasimi ishte duke pritur autobusin nr.9 për të shkuar deri në Bit Pazar, por mungesa e autobusëve privat ka bërë që pritjet të jenë të gjata.

“Ka raste që presim 10 minuta, 15 minuta, kur pres për në Vizbeg ndonjëherë edhe nuk vjen autobusi dhe presim tjetri autobus kur të vije, Po presim gjatë, tani nuk ka edhe autobusë privat dhe presim kohë të gjatë, unë shkoj për në Bit Pazar.”

E përveç Rasimit edhe Ilmiu priste mbi 15 minuta autobusin me numër të njëjtë.

“Prita në anën tjetër mbi 20 minuta por nuk erdhi autobusi me numër 19, e prej atje erdha këtu se edhe nxënësit tani që filluan shkollat me pengojnë, tani këtu pres 15 minuta ende nuk ka asgjë, nuk ka kaluar.”

E kur erdhi autobusi i shumëpritur përveç të moshuarve edhe shumë nxënës të shkollave të mesme të cilët kishin përfunduar mësimin u futen në të njëjtin autobus i cili mezi i mbylli dyert nga numri i madh i udhëtarëve.

Ndryshe, NQP Shkup tani është transportuesi i vetëm i këtyre linjave e për shkak të mungesës së autobusëve që nuk u zëvendësuan pas ndërprerjes se kontratës me kompanitë private “Slloboda Prevoz” dhe “Mak Ekspres”, qytetarët shpesh ankohen për vonesa të autobusëve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!