close
Vendi

SHKUP: NESËR SKADON AFATI PËR LEGALIZIMIN E NDËRTESAVE

no thumb

Nesër skadon afati i prolonguar për parashtrimin e kërkesës për legalizimin e ndërtesave pa leje.Me ndryshimet e fundit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje u mundësua të parashtrojnë kërkesë për legalizim deri më 31 mars në komunat ku është ndërtuar objekti.

Kusht është që objekti është lëndë e legalizimit të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011.Për kërkesat e reja është përcaktuar afat për elaborate gjeodete deri në fund të vitit të ardhshëm.Kërkesat për legalizim deri të enjten do të mund të parashtrojnë edhe ndërmarrjet që kanë objekte infrastrukturore, optike, kabllo të bakrit, ujësjellës dhe infrastrukturë tjetër./TvArt&Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia