close

SHKUP: ORTODOKSËT FESTOJNË BUZMIN

Besimtarët krishterë ortodoks në vend festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishlindjet. Buzmi tradicionalisht shënohet me tubim para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Priftërinjtë nga kisha kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” shenjtëruan naforen, çajin dhe rakinë, si dhe degët e buzmit, të cilat kumbarët e sivjetëm tradicionalisht i mblodhën rrëzë Vodnos, dhe të cilat do t’u ndahen falas të pranishmëve.

Në Shkup dhe në disa qytete të tjera të vendit u organizuan edhe karvane buzmore të fëmijëve si paralajmërim i festës së nesërme krishtere, Lindjes së Krishtit. /Klan Maqedoni/