close
Vendi

SHKUP: PËRPLASJE VMRO-DPMNE – MPB

no thumb

Nëpërmjet një komunikate, VMRO-DPMNE i është drejtuar ministrit për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, bashkëpunëtorëve të tij partiak, si dhe kryeshefave të tij në sektorët për Punë të Brendshme, se me vëmendje është duke i ndjekur punën e tyre.Siç thuhet çdo ditë analizohet veprimi i tyre dhe së shpejti do të vijë dita kur puna e tyre detajisht do të revidohet.

Siç thuhet në komunikatë revidimi detal i veprimtarisë joligjore do të zbatohet në qendrën e MPB-së, në çdo stacion policor, në çdo qytet, në çdo sektor dhe në çdo drejtori të MPB-së.Asnjë procedurë joligjore nuk do të kalojë pa u dënuar – thuhet më tej në komunikatë duke shtuar se kuadrave partiak të LSDM-së po u skadon afati.

“Është i qartë urdhëri i LSDM-së në MPB, për hiper-produktimin e kallëzimeve penale dhe ndjekje të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, pa marrë parasysh arsyen, faktet dhe dëshmitë.Por, urdhërdhënësit e LSDM-së dhe nga MPB-ja duhet të dijnë se për çdo ditë po skadon edhe afati i tyre – thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i MPB-së ku thuhet se komunikata e VMRO-DPMNE-së tregon qartazi se dekriminalizimi dhe profesionalizmi që zbatohet me ardhjen e ministrit Spasovski në krye të MPB-së, po i bën nervoz ata që ishin mësuar që MPB-ja të trajtohet si filialë partiake – thueht në reagimin me shkrim të MPB-së.

“MPB-ja, ministri Spasovski, bashkëpunëtorët në kabinetin e tij dhe të gjithë të punësuarit ndaj të cilëve janë dërguar kërcënimet e hapura nga ana e VMRO-DPMNE-së, me përkushtim dhe energji të njëjtë të vazhdojnë të punojnë në zbulimin e krimit që viteve të fundit plotësisht kanë shkatërruar kredibilitetin e institucioneve shtetërore, duke llogaritur edhe MPB-në – thuhet mes tjerash në reagim.

Siç thuhet më tej në këtë reagim, Ministri Spasovski i inkurajon të gjithë të punësuarit të vazhdojnë t`i kryejnë detyrat, obligimet dhe punën profesionale konform ligjit./TvArt&Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia