close
Vendi

SHKUP: PROKURORIA SPECIALE HETON RASTIN “FORTESA”

no thumb

Prokuroria e Posaçme Publike ngriti procedurë hetimore me emrin “Fortesa”, lidhur me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve me përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve për ndjekje që janë në pronësi të MPB­-së, informoi sot në konferencën për shtyp prokurorja Katica Janeva.

Prokurorja Lençe Ristoska duke e prezantuar rastin, tha se “Fortesa” është lëndë e komplikuar.Janë dy të dyshuar, shefa nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim pranë MPB-­së, të cilët, sipas PSP­-së, së bashku me ministrin e atëhershëm për Punë të Brendshme në fillim të vitit 2015 duke i tejkaluar kompetencat dhe duke e përdorur pozitën me një shef nga departamenti i MPB-së kanë shkatërruar mjete për ndjekje të komunikimeve duke e dëmtuar shtetin me një shumë prej 10 milionë eurosh./TvArt&Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia