close
Top LajmeVendi

SHKUP: PROTESTË SOLIDARIZIMI ME POPULLIN PALESTINEZ

Screenshot_4

PROTESTUESIT: STOP BOMBARDIMEVE, OKUPIMIT DHE DËBIMIT TË DETYRUAR


Një ide për solidaritet me popullin palestinez dhe dëbimin e tyre, një kërkesë për liri, por dy grupe të ndara protestuan sot paralelisht në sheshin qendror të kryeqytetit…. 

Protestës së paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, të organizuar nga ana e qendrës sociale “Dunja” dhe organizatës “Ide të zëshme” ju bashkangjitën një numër i madh protestuesish, por për shkak se ata, ndryshe nga paralajmërimet e organizatorëve bartnin me vete simbole nacionale dhe etnike, bëri që organizatorët të distancohen.

Xhejlan Veliu – Organizatore

“Distancohemi nga personat që mbajnë simbole nacionale dhe etnike…”

Ndërkohë që protestuesit qëndronin në vendin ku ishte paralajmëruar, organizatorët u vendosën në pjesën tjetër të sheshit…

Xhejlan Veliu – Organizatore

“Si ‘Ideja e zëshme’ dhe qendra sociale ‘Dunja’ e organizuam këtë protestë, por ishte uzurpuar nga struktura të tjera të cilët për ne nuk janë të njohur, prandaj u tërhoqëm në këtë anë dhe këtu do ta mbajmë protestën tonë të qetë. Nënvizoj protestën tonë të qetë…

Protestuesit, pjesmarrës në të dyja protestat, kërkuan të ndalohen bombardimet, okupimi I Gazës, dhe dëbimi i detyrueshëm.

“Stop për okupimin e Gazës, stop për bombardimet dhe stop për dëbimin e detyruar, në shekullin 21 nuk ka vend territore të pastërta etnike… Idetë e mëdha për shtete të mëdha të pastra etnikisht duhet të mbeten në të kaluarën….Pas Beogradit, Prishtinës, Sarajevës dhe Ljublanës edhe këtu në Shkup e ngrisim zërin në mbrojtje të popujve të shtypur ”

Vdekje fashizmit, liri popullit ”

Furkan Idrizi, Protestues

“T’i themi jo terrorit dhe agresionit të popullatës së pafajshme palestineze. Nëse bota dëshiron qetësi, qetësia duhet të fillojë nga Palestina, nga Mesxhidi Aksaja.”

Në mesin e protestuesve kishte edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut me prejardhje nga Arabia. 

Doktor Man Mahmallad

“Duhet e gjithë bota atë ta dijë se çfarë po ndodh në Jerusalem. Domethënë populli Palestinez që nga viti 1947 mundohet nga ky problem. Nga viti 1947 asnjë as Kombet e Bashkuara as organizatat për të drejtat e njeriut, nuk e mbrojnë popullin palestinez, sot populli palestinez I mbrojnë shtëpitë e veta. ”

Kujtojmë se Rripi i Gazws tashmë disa ditë është cak i sulmeve të Izraelit dhe bashkë me sulmet vazhdon edhe rritja e numrit të viktimave ku përfshihen edhe gra dhe fëmijë palestinez. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia