Sela dhe Kasami në përkrahje të tij!
Kandidati i vetëm shqiptar Blerim Reka hapi mbrëmë zyrtariasht fushatën në qytetin e Shkupit, i përkrahur edhe nga dy partitë Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Reka apeloi tek të gjithë shqiptarët që të dilet masivisht në votime pa marrë parasysh përkatësinë politike.
Blerim Reka, kandidati i pavarur për president, i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe BESA e Bilall Kasamit, me moton ‘Reka për Republikën’ hapi zyrtarisht ne Shkup fushatën presidenciale.
Në fjalimin e tij, Reka deklaroi se shpreh admirim për mbështetjen që i ofron partia e Selës dhe ajo e Kasamit në këtë garë që ai e vlerësoi si të pabarabartë. Reka poashtu apeloi tek të gjithë shqiptarët që të dilet masivisht në votime pa marrë parasysh përkatësinë politike.
Blerim Reka, këto zgjedhje nuk i le shqiptarët pa mundësinë për të votuar një shqiptar, deklaroi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai deklaroi se Reka do t’i prezantojë shqiptarët me krenari edhe në presidencë ashtu si i ka përfaqësuar në çdo sferë tjetër.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se garimi i një shqiptari për president të Maqedonisë së Veriut tregon se jemi në kohën e ndryshimeve dhe kohën kur duhet të faktorizohet vota shqiptare.
Profesori universitar Blerim Reka i cili ka të botuara mbi 20 libra dhe mbi 100 punime, në fletëvotim mban numrin 1. /Blerona Jakupi/