close
Top LajmeVendi

SHKUP: TAKIM PËRURIMI MES AHMETIT DHE MICKOVSKIT

page-480×320

Të dy partitë me pozicionet e mëparshme


Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski priti sot në takim në selinë e partisë në Shkup, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.  Në deklaratat për mediat, pas takimit krerët e dy partive deklaruan se takimi i sotëm ka qenë një takim konstruktiv dhe mes tyre është diskutuar në lidhje me situatën aktuale politike në vend, ligjet reformuese dhe proceset euroatlantike.

Lideri I BDI-së, Ahmeti deklaroi se takimi ishte më tepër një takim përurimi, por kanë shtruar në bisedë shumë çështje, duke përfshirë këtu edhe ligjin për gjuhët, ku edhe VMRO-ja edhe BDI kanë vazhduar ti mbrojnë pozicionet e tyre të mëhershme.

‘Ky nuk ka qenë takim për të bërë marrëveshje, ka qenë takim përurimi por si çështje është hapur dhe ne kemi pozicionet tona, VMRO ka pozicionet e saja. Interesi i dy partive, është që shteti ynë duhet të jetë sa më stabil, dhe të ketë përparim në reforma, dhe ky është interesi edhe i shumicës edhe i opozitës.

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, në deklaratën e tij përsëriti atë se sa i përket ligjit për gjuhët nuk ka asnjë përparim në pozicionet e tyre.

‘Nuk biseduam për detajet, i argumentuam pozicionet tona, ata i argumentuan pozicionet e tyre. Dhe përfërsisht këtu përfundoi diskutimi. Këto nuk ishin bisedime, mund të themi se secili mbeti në pozicionet e veta. Në këtë temë ne i argumentuam pozicionet tona, kurse ata pozicionet e tyre.’ 

Mickovski poashtu deklaroi qëndrimin se nuk është e mundur kthimi në Parlament në një kohë kur, siç theksoi ai, 12 % i grupit parlamentar të VMRO-së është në paraburgim. Ai, poashtu shtoi se rrënimi I ambientit demokratik është një situatë që i adresohet qeverisë dhe sipas tij, Qeveria duhet të përgadisë ambient në të cilin do të ndjehej komod opozita që të mund të jetë prezente në Parlament.

Përndryshe, takimi i sotëm mes krerëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së ishte takimi i parë që kur Hristijan Mickovski erdhi në krye të VMRO-DPMNE-së. /B. J. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia