close
Top LajmeVendi

SHKUP: VAZHDON GJYKIMI NDAJ SULEJMAN OSMANIT

Gjykohet ndaras nga pjesa tjetër e grupit


 

Sot pati fjalën e tij përfundimtare, para prokurorisë  tek objekti i gjykatës ‘Shkupi 1’  i akuzuari Sulejman Osmani, i njohur përndryshe në opinion Komandant Sula. Lënda e të akuzuarit nuk është bashkuar me lëndën tjetër në të cilën akuzohen 37 persona për vepër terroriste dhe organizim terrorist për rastin “Lagjja e Trimave” të 9 dhe 10 maj.

Sipas avokatit  Naser Raufi, ndarja e lëndës së Sulejman Osmanit nga pjesa tjetër e grupit është për shkak intervalit kohor që të mos kalojnë dy vite nga aktakuza deri tek gjykimi dhe se paraburgimi duhet të ndërpritet.

Avokati, Raufi u shprehë se trupi gjyqësorë nuk dëshiron të zbardhet ky rast pasi siç tha ai në këto prova ishin të propozuar që të dëshmojnë edhe strukturat e sigurimit, politikan dhe njerëz të tjerë të cilët kanë njohuri për këtë rast.

Ndërkohë  më  17 tetor është paraparë të kumtohet aktvendimi për ngjarjet e Kumanovës ku humbën jetën tetë pjestarë të policisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.  Ditë më parë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski paralajmëroi edhe hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës ku janë të akuzuar 37 persona për terrorizëm dhe organizatë terroriste. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia