close
Top LajmeVendi

SHKUP: VAZHDON PROTESTA E HOTELIERËVE DHE AGJENCIVE TURISTIKE

4FA76866-5DCB-4D3D-8CDC-A8694DD9AA47

BASHKANGJITEN EDHE KONTABILISTËT


Ministria e Financave edhe njëherë në shënjestër të protestuesve. Përpara godinës së kësaj ministrie, nën moton “A do të mundeni”sot protestuan  përfaqësuesit e odës turistiko-hotelierike,  përfaqësuesit e agjencive turistike, ata të studiove të baletit dhe vallëzimit, dhe kontabilistët.  Kërkesat e tyre kanë të bëjnë kryesisht me pakot e masave të ndihmave dhe bllokimit të punës së tyre.

Agjencitë turistike mes tjerash kërkojnë që mjetet finaciare të vauçerëve ”Pushime në shtëpi” të shkojë përmes agjencive turistike.

ANA MARIJA ALEKSOVA – ODA TURISTIKO- HOTELERIKE 

“Thamë disa herë, qarkullimi është zero, kështuqë për mbijetesë të agjencive turistike dhe mbajtjen e vendeve të punës do të përsëris, ardhmëria e secilit njeri është e rëndësishme, prandaj nëse doni ta mbroni atë, duhet menjëherë të dilni me detaje të sakta lidhur me atë se çfarë do të fitojmë ne konkretisht, sa do të marrim dhe kur do të marrim.”

Nga oda hotelieriko-turistike kërkojnë definim të çështjes së pakos së masave të ndihmës, sa para do të merren, si duhet të kthehen, mbi cilat baza definohet ndihma që do të ofrohet dhe gjëra të tilla të ngjajshme, pasi siç thonë ata, duan të kenë një pasqyrë të qartë lidhur me këtë çështje.

Protestës ju bashkangjitën edhe kontabilistët. Ata përveç mbështetjes financiare kërkuan edhe një ligj të ri që do të përpilohej përmes procesit të inkluzivitetit.

ALEKSANDRA ANDREEVA, ODA E KONTABILISTËVE

“Kërkojmë rregullimin e profesionit përmes një ligji të ri për kryerjen e kontabilitetit që do të siguronte të drejta dhe jo obligime…Shteti asnjëherë nuk ka menduar që të na kyç në asnjërën prej pakove të masave, kërkojnë ndihmë financiare direkte dhe të pakthyeshme…. Kur për shtetin nuk vlen asnjë afat, kur shtetit i duhet të zvarris me muaj sjelljet e ligjeve, masave dhe implementim e të njejtve, ne kontabilistët jemi ata që ti kompensojmë ato afate. Atë që institucionet e zvarrisin me muaj ne duhet ta punojmë për 2, 3 apo 5 ditë.”

Ankohen edhe studio e vallëzimit dhe baletit. Ata kërkojnë rihapje dhe ndihmë financiare pasi thonë se nuk arrijnë të paguajnë qira dhe as të punësuarit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia