close

SHKUPI SHPRESON NË SUKSESE

Takohen: Lokomotiva – Enkampi dhe Kardifi – Shkupi 


Kryeqiteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi nga  dita e nesërme e deri më 31 gusht është nikoqire e ndeshjeve parakualifikues të Ligës së Kampionëve në Grupit B.  Në këtë grup marrin pjesë kampioni i Maqedonisë së Veriut FC Shkupi, Lokomotiva e Letonisë, Kardifi i Uellsit dhe Enkampi i Andorës. Në takim me gazetarët trajneri i Shkupit Zoran Lekiq theksoi se me kohë kanë filluar përgatitjet dhe se për këto ndeshje hyjnë me optimizëm të theksuar.

“Gjatë përgatitemi për këtë ngjarje. Falënderime për drejtuesit e klubit pasi arritëm të përforcohemi, mos të them se tani i kemi më të mirët në Maqedoni sa i përket kuadrit të lojtarëve. Sipas meje Shkupi është një nga favoritët për pozitën e parë së bashku me skuadrën nga Letonia. Shpresoj paraqitje të mirë në tre ndeshje dhe kuptohet kualifikim në fazën tjetër. Kjo për klubin do të ishte sukses historik” deklaroi trajneri Zoran Lekiq i FC Shkupi.

Kapiteni i ekipit Berat Jakupi gjithashtu është i mendimit se për dy vendet e para do luftojnë Shkupi dhe Lokomotiva e Letonisë.

Gjithsesi se duhet seriozisht të vlerësojmë edhe ekipet. Duhet  të bëjmë hapin e parë, dhe  ta kalojmë fazën parakualifikuese që sipas meje do të ishte sukses. Gjithsesi se pres përkrahje të madhe të tifozëve tanë, pa ata nuk do të ishim këtu ku jemi tani. Me ata Shkupi është më i fortë”  tha kapietni Berat Jakupi.

Në ditën e parë të garave takohen: Lokomotiva-Duagavpils – Encampi dhe Kardifi – Shkupi. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën Kale në Shkup. /Shaban Sinani/